
Mediat rozë shkruajnë se futbollisti i “Real”-it të Madridit udhëton shpesh drejt Marokut për t’u takuar me partnerin Badr Hari.
Në Spanjë, mediat raportojnë se zyrtarët e ekipit me të cilin luan Ronaldo janë të shqetësuar për lidhjen e tij të re, e cila i ka ndryshuar performancën në fushë. Kjo për shkak të udhëtimeve të udhëtimeve të shpeshta drejt Afrikës Veriore.
Shtypi spanjoll shkruan se Ronaldo përdor avionin e tij privat me vlerë 14 milionë dollarë 3-4 herë në javë vetëm për këto udhëtime.
Një gazetar spanjoll, i cili e publikoi i pari këtë lajm, tha se Ronaldo ka kryer edhe një operacion estetik të hundës.
Fituesi tri herë i Topit të Artë ka postuar në profilin e tij disa foto të pushimeve që ka kaluar me Harin.