
Sipas BBC-së, përmes një postimi në “Instagram”, Vitorino tregon se: “Këngëtari ndërroi jetë në gjumë, në një ndalesë të turit të tij në Bloomington, Minesota, me grupin e tij “The Wildabouts”.
48-vjeçari ka pasur një histori të gjatë me problemet e drogës. Ai formoi grupin e çmimit fitues “Grammy”, “Stone Temple Pilots”, si dhe ka qenë anëtar i supergrupit “Velvet Revolver”.
TMZ raporton se trupi i Weiland u zbulua në autobusin e turneut jashtë një moteli, afër vendin ku banda do të performonte.
Aktorja Juliette Lewis ishte një nga persona e parë që shkroi për vdekjen e këngëtarit. “E dhimbshme të dëgjosh lajmin për Scott Weiland. Ishte më i miri në skenë. Jemi të gjithë me familjen e tij”, shkruan ajo në “Twitter”.