Flori dhe Stine kanë marrë gjithë vëmendjen nga fituesja e këtij edicioni të Këngës Magjike.
Me të përfunduar nata finale e festivalit të Këngës Magjike, në prapaskenë ka ndodhur një grindje mes artistëve.
Është mësuar se Stine ka gjuajtur Flori Mumajesin me shishe, madje duke e gjakosur atë e duke e bërë për spital.
E gjithë kjo ka ndodhur pas publikimit të votimeve, ku derisa Stine e ka vlerësuar me shumë pikë këngën e Florit, Flori nuk e ka bërë aspak të njëjtën gjë, shkruan lajmi.net.
Më pas, për t’i ndarë ata ka hyrë në mes reperi Stresi, i cili është grushtuar gjithashtu nga Stine, por që ky i fundit nuk ka reaguar.
Dihet se Flori ka pasur nevojë për përkujdesje mjekësore ndërsa policia është paraqitur menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë marrë Stinen në stacion policor, i cili edhe do të akuzohet për dhunë./
↧
SHERR NË “KËNGA MAGJIKE”, STINE GJAKOS FLORI MUMAJESIN!
↧