Quantcast
Channel: Showbiz – Albaniatimes
Viewing all articles
Browse latest Browse all 91

Shifrat marramendëse, sa paguhet Noizy, Enca, Gjystja, Sinani, Rovena, Gena për Vit të Ri /LISTA

$
0
0

 

noizy koncert

Kanë punuar shumë e kanë rritur kërkesat. Sidomos kur bëhet fjalë për natën më të shtrenjtë të vitit, atë të ndërrimit të viteve, që ndryshe në pazarin e mbrëmjeve dhe atyre që merren me këtë biznes, quhet “nata e parë”.

Pra ajo që shënon në kalendar si mbrëmja e fundit të një viti dhe agimin e vitit të ri. Vitin e kaluar u lakuan shumë emra të muzikës, që përktheheshin në para të majme për një natë, ku ata ishin prenotuar dhe kishin kënduar dhe ne urojmë që ato shuma të mëdha t’i kenë marrë.

Sivjet gazeta jonë, me anë të disa burimeve të disa organizatorëve, sidomos në diasporë ku më shumë artistët janë të përqendruar edhe në natën e Vitit të Ri, mëson shifrat që do të marrin disa nga këngëtarët, të cilët jo vetëm janë më të kërkuarit e këtyre netëve, por edhe më të paguarit, shkruan Panorama.

Edhe në këtë rast kryesojnë ata që këndojnë “live”, por befasojnë shumë edhe reperët, të cilët janë shumë të kërkuar, si dhe femrat e reja të muzikës që brenda një viti apo pak më shumë kanë rritur pagesën e tyre.

SHIFRA QË TË LËNË PA FRYMË

  1. Noizy 20 mijë euro
  2. Sinan Vllasaliu 12 mijë euro
  3. Gjyste Vulaj (2 ditë) 20 mijë euro
  4. Labinot Tahiri (3 net)40 mijë euro
  5. Rovena Stefa 12 mijë euro
  6. Gena 12 mijë euro
  7. Enca Haxhia 10 mijë euro
  8. Gold Ag 10 mijë euro

Viewing all articles
Browse latest Browse all 91