Quantcast
Channel: Showbiz – Albaniatimes
Viewing all articles
Browse latest Browse all 91

Rovena Dilo në lidhje të re pas martesës?

$
0
0
Rovena Dilo në lidhje me partnerin e kërcimit disa vite më të ri në moshë?
 Rreth dy muaj më parë, Rovena Dilo mbushi faqet e shtypit rozë me zhvillime në jetën e saj private.

Bashkëshorti i saj i dikurshëm, Florian Riza bëri një shkresë në të cilën kërkonte divorcin nga këngëtarja pas një martese gjashtë vjeçare me arsyetimin se me kalimin e kohës martesa ishte mbetur vetëm formale.

Megjithatë, duket se eksperienca në spektaklin e kërcimit ”Dancing with the Stars” ka reflektuar edhe në faktin që Rovena të mos ndjejë boshllëk në zemrën e saj për një kohë të gjatë.

Suplementet rozë në Shqipëri shkruajnë sot se Eltion Merja, partneri në garën e kërcimit është edhe personi i zemrës jashtë spektaklit.

Nuk dihet vërtetësia e këtij lajmi pasi Rovena nuk ka dhënë asnjë sinjal, përjashto një foto të përbashkët të postuar në Instagram, ku si një kartolinë feste, dyshja urojnë Krishtlindjet.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 91