
Gili sonte lansoi këngën më të re “Allahile c’kemi”. Për tekstin dhe muzikën u përkujdes Ilir Berani, orkestroi Miti. Kënga e lajmëron albumin më të ri I cili së shpejti do të del në tregun muzikor nga “Eurolindi”. Ndërsa në Janar pritet videoklipi me produksionin EMF. Albumit nuk do ti mungojnë as baladat që janë “arma” e Gilit.