Mishela Rapo është përfaqësuesja e Shqipërisë në Junior Eurovision 2015, e cila duke grumbulluar 93 pikë nga votimet ka arritur të dalë e 5-ta, duke arritur rekordin që Rona Nishliu ka vendosur në Eurovision Song Contest 2012. Këtë e bëri të ditur Ardit Gjebrea gjatë spektaklit ‘E Diela Shqiptare’. Eurovizioni për fëmijë i 2015-ës u mbajt në Bullgari. Mishela e përfaqësoi vendin e saj me këngën ‘Dambaje’, me muzikë nga Adrian Hila dhe tekst të Pandi Laço-s.
Pasi u shpall fituese e Festivalit për Fëmijë të Tiranës në maj të këtij viti, Mishela Rapo mori të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë. Ajo është e njohur në skenën e muzikës për fëmijë në Shqipëri; ka marrë pjesë në shumë festival, duke fituar edhe çmime, si në Festivalin e Shkodrës; gjithashtu, ka konkurruar në spektaklin ‘Gjeniu i Vogël 4’, duke mbërritur e 6-a.
Dëgjoni interpretimin live të këngës ‘Dambaje’ në Junior Eurovision: