Çiljeta Xhilaga thotë se meshkujt vazhdojnë të keni interesim për të, përkundër se është bërë nënë qe një kohë.
“Ndihem më seksi kur vazhdojnë të më ‘gjuajnë’ edhe tani që jam bërë mami. Bëj shaka. Janë të shumta momentet që e bëjnë një femër të ndihet seksi. Një mesazh dashurie nga partneri im më bën të ndihem seksi”, ka deklaruar këngëtarja në një intervistë për Who.
Ajo thotë se është çift i mirë me babanë e Fernandos, por “ndoshta do duhej që të ishte më pak i angazhuar me punë, që të qëndronte më shumë në Tiranë sesa në Londër”.
Këngëtarja ka thënë se ka kujtime të mrekullueshme nga fëmijëria, prandaj do të dëshironte t’i rijetonte me të njëjtin intensitet.
“Nëse do të kisha një xhind dëshirash, do t’i kërkoja që të provoja edhe një herë ndjesinë e të qenit nënë, këtë herë me një vajzë. Dua shumë që Fernando të ketë një motër, ose një vëlla, çfarëdo qoftë, mjafton që ai të mos rritet i vetëm”, ka thënë Çili.